Are you looking for the topic “mozaiku i muzeut historik kombetar – RRENOHET MOZAIKU I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR“? We answer all your questions at the website https://tw.taphoamini.com in category: https://tw.taphoamini.com/photos/. You will find the answer right below. The article written by the author RTV KLAN has 422 views and No likes likes.
Watch a video on the topic mozaiku i muzeut historik kombetar
Please continue to watch videos on this topic mozaiku i muzeut historik kombetar – RRENOHET MOZAIKU I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR here. Look carefully and give us feedback about what you are reading!
RRENOHET MOZAIKU I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR – mozaiku i muzeut historik kombetar, details of this topic
See more information on the topic mozaiku i muzeut historik kombetar here:
Muzeu Historik Kombëtar – Bashkia Tiranë
Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është një mozaik gjigand me dimensione 10 x 40 m, i cili zotëron sheshin “Skënderbe”. Sipërfaqja është 400 m2.
Source: tirana.al
Date Published: 11/7/2021
View: 6710
Muzeu Historik Kombëtar – Wikipedia
“Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe …
Source: sq.wikipedia.org
Date Published: 6/15/2021
View: 1960
Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar
Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar … Kjo faqe interneti është krijuar dhe mirëmbajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është …
Source: eu4culture.al
Date Published: 3/11/2022
View: 3824
Restaurohet mozaiku I fasadës së Muzeut Historik Kombëtar …
Restaurohet mozaiku I fasadës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe godina e Teatrit të Kukullave. Nis restaurimi i mozaikut të fasadës …
Source: kultura.gov.al
Date Published: 4/9/2021
View: 1054
Muzeu Historik Kombëtar
Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2; ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm …
Source: www.mhk.gov.al
Date Published: 12/17/2021
View: 5330
MOZAIKU “SHQIPËRIA” NË BALLINËN E MUZEUT HISTORIK …
Personazhet në vijim janë luftëtarë ilirë me shpata, harqe e parzmore ndër duar. Në mozaikun “Shqipëria” në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar paraqiten figura …
Source: albanica.al
Date Published: 9/19/2022
View: 4450
Muzeu Historik Kombetar – Ekspozitë “Mozaiku i jetës” i tri …
Ceremonia e hapjes zhvillohet më 28 shtator, ora 13:00, pranë Muzeut Historik Kombëtar. … Moziaku i jetës bashkon sot tri artiste, në muzeun e jetës. Tre …
Source: ms-my.facebook.com
Date Published: 7/27/2022
View: 2334
Images related to the topic mozaiku i muzeut historik kombetar
Please see some more pictures related to the topic RRENOHET MOZAIKU I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR. You can see more related images in the comments, or see more related articles if needed.

Rate articles on topics mozaiku i muzeut historik kombetar
- Author: RTV KLAN
- Views: 422 views
- Likes: No likes
- Date Published: Sep 1, 2015
- Video Url link: https://www.youtube.com/watch?v=eWs4vd9HfL4
Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu Historik u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka një sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2. Ndërtesa e muzeut dallohet për një vëllim kompakt mbi një plan kuadratik të kompozuar në mënyrë qendrore simetrike kundrejt një oborri atrium.Muzeu Historik Kombëtar përcjell një shije hermetizmi e monumentaliteti tendencioz, që ishte në harmoni me shijen estetike dhe klimën e përgjithshme të regjimit të Hoxhës.Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është një mozaik gjigand me dimensione 10 x 40 m, i cili zotëron sheshin “Skënderbe”. Sipërfaqja është 400 m2. Është mbaruar në vitin 1981. Në të janë 13 figura të paraqitura në disa grupime. Majtas është grupi i luftëtarëve, kordhëtarëve dhe shigjetarëve ilir dhe shqiptarëve të luftës anti osmane. Pastaj, përfaqësohet Rilindja Kombëtare me dy figura dhe partizani fitimtar. Dy figurat simbol, punëtori dhe fshatarja, janë në qendër të sipërfaqes, kurse djathtas 5 figura simbolizojnë Luftën Nacionalçlirimtare.Në mjediset e tij janë të ekspozuara 6200 objekte muzeore, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.Këtu mund të vizitoni: Pavijonin e lashtësisë, Pavijonin e mesjetës, Pavijonin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pavijonin e Pavarësisë, Pavijonin e ikonave, Pavijonin e LANÇ-it, Pavijonin e persekutimit komunist dhe Pavijonin e Nënë Terezës.Grupi i punës që punoi për projektin e Muzeut Historik Kombëtar përbëhej nga arkitektët: Sokrat Mosko, Enver Faja, Nina Shehu dhe Petraq Kolevica. Çdo sallë ekspozimi ka arkitekturë të veçantë duke shmangur kështu monotoninë e përsëritjes.Krahas sallave të pavijoneve, muzeu ka edhe mjediset e arkivit e të laboratorëve, salla të ekspozitave të përkohshme si dhe salla konferencash.
Orari : E Hënë Pushim
E Martë – të Shtunë 10:00 – 17:00
E Dielë 09:00 – 14:00
Muzeu Historik Kombëtar
Coordinates: `
Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar (2014)
Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. “Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve.
Pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar [ Redakto | Redakto nëpërmjet kodit ]
Pavijoni i Lashtësisë është pavioni më i rëndësishëm dhe nga më të pasurit në “Muzeun Historik Kombëtar” me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden bjekte që i përkasin epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Prej shekullit të VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatë vijës bregdetare të detit Jon dhe Adriatik. Nga kjo periudhë i kanë rezistuar kohës disa enë prej qeramike dhe disa shpata. Pavarësisht nga ndikimi helen qytetërimi ilir thekson dukshën karakterin autokton të tij, e cila dëshmohet me origjinalitetin e armatimit ushtarak. Në “Muzeun Historik Kombëtar” gjendet pafka prej argjendi e një princi ilir, e cila është zbuluar në një varr monumental në Selcën e Poshtme. Në pafkë paraqitet një luftëtar ilir i armatosur, i cili ka hipur mbi kalë. Prapa krahëve të tij paraqitet një dragua. Jeta kulturore e ilirëve nuk mund të perceptohet pa hyjnitë e tyre, sidomos në shekujt IV-I para Krishtit. Hyu i luftës Medaur paraqitet me anën e një kalorësi të armatosur dhe hyu i detrave Redon paraqiet në formën e një koke burri në profil. Një figurinë bronxi paraqet sfinksin me fytyrë të bukur femre, krahë shqiponje dhe kthetra luani. Objekti është gjetur në Antigone dhe daton në shekullin III para Krishtit.
Interes të veçantë paraqet “Mozaiku i Mesaplikut”, i cili u zbulua në vitin 1979 nga arkeologu Damian Komata dhe prej vitit 1981 gjendet në “Muzeun Historik Kombëtar” në Tiranë. Mozaiku ka përmasa 230×349 centimetra dhe përbëhet prej gurësh të vegjël kubikë duke krijuar figura zoomorfe. Figura kryesore në mozaik është ajo e një burri. Ai paraqitet në profil duke buzëqeshur dhe në kokë mban një kësulë me antenë, në të cilën është lidhur një kordele dyshe. Përpara fytyrës së personit është shkruar një frazë e vendosur në formë kolone që lexohet APARKEAS, i cili mendohet të ketë qenë emri i ktitorit të mozaikut. Një kryevepër mozaiku është “Bukuroshja e Durrësit”, e cila daton që nga shekullin IV para Krishtit. Mozaiku paraqet portretin e një gruaje dhe është i punuar me gurë zalli të formave të ndryshme. Në qendër të mozaikut paraqitet koka e bukuroshes, e cila rrethohet nga bisqe të mëdhenj me dredhëza, rrotëza, lule zambaku e lule kambane, që mbushin njëkohësisht të gjithë sipërfaqen e mozaikut.
Pavijonit të Mesjetës i janë kushtuar dy salla ku vizitorët kanë mundësi të njihen me zhvillimitn ekonomik, social, politik dhe kulturor të shqiptarëve në periudhën nga shekulli VI e deri në atë XV. Nëpër stendat e muzeut gjenden mjaft dokumenta, të cilat dëshmojnë për qëndresën e popullit shqiptar ndaj pushtimeve të huaja bizantine, anzhuine, serbe, osmane. Në vitrina të ndryshme janë paraqitur objekte origjinale të prodhimeve artizanale, monedha të principatave shqiptare, stema të princave arbërorë etj. Një vend të veçantë zë ekspozimi i një numri të madh veprash arti e arkitekturore si kalatë e Beratit, Shkodrës, Prizrenit dhe Durrësit. Në muze gjendet porta monumentale e Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan me stemën e princit Karl Topia. Kjo portë daton në shekullin XIV. Po në këtë shekull kemi edhe Epitafin e Gllavenicës, i cili daton në vitin 1373 dhe është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar në afërsi të Ballshit. Epitafi i Gllavenicës është i qëndisur me fije ari në mëndafsh të butë nga dora e murgut Savia me porosi të Gjergj Arianitit.[1]
Pavijoni i Rilindjes Kombëtare jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Epoka e luftërave të Skënderbeut paraqitet e lavdishme, sepse me emrin e tij, për 25 vjet me radhë, u frymëzua lëvizja antiosmane e botës së krishterë. Nëpërmjet objekteve të ekspozuara në stenda dhe vitrina, vizitori ka mundësi të njohë nga afër prodhimet e mjeshtrave artizanë shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Shkodër, Prizren, Elbasan, Berat, Korçë etj. Një hartë paraqet grafikisht lidhjet tregtare midis qyteteve të vendit me ato të Ballkanit dhe më gjerë.
Pavijoni i Pavarësisë çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Më tej, vizitori nëpërmjet dokumentave dhe hartave ka mundësi të njihet me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 lidhur me kufijtë e Shqipërisë, me pazaret e Fuqive të Mëdha në dëm të tokave shqiptare, me qëndrimet e prera të përfaqësuesve të Qeverisë Kombëtare të Vlorës, si dhe me protestat popullore në mbarë vendin për të kundërshtuar këto vendime. Në këtë pavion një vend të rëndësishëm zë Lufta e Vlorës e vitit 1920 si dhe veprimtaria e qeverisë së kryesuar nga Fan Noli në vitin 1924.
Pavijoni i Ikonografisë ka të ekspozuar një koleksion prej 65 ikonash të shekujve XIV-XIX, ku vizitori njihet me mjeshtrat e mëdhenj të ikonografisë shqiptare duke filluar me Onufrin, të birin Nikollën, Onufër Qipriotin, Kostandin Shpatarakun, David Selenicasin, Kostandin e Athanas Zografin, Mihal Anagnostin, vëllezërit Çetiri, Kostandin Jeremonakun e shumë autorë anonimë. Ikonografia lindi, triumfoi dhe u zhvillua bashkë me krishtërimin. Ikonat pikturohen mbi dërrasë dhe më pas vendosen në ikonostas sipas një renditje të caktuar. Arti bizantin i pikturimit të ikonave i nënshtrohej rreptësisht kanoneve të kishës. Ikonografit nuk i lejohej të ndryshonte përmbajtjen dhe rregullat që përcaktonin kanonet e shenjta dhe tradita e kishës. Fytyrat e shenjtorëve që paraqiten nëpër ikona shprehin asketizëm dhe përulësi, sepse ata kanë qenë njerëz që kreshmonin, luteshin dhe bënin jetë të përkushtuar ndaj Perëndisë.
Pavioni i Etnokulturës paraqet kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ato i përkasin shekujve XIX-XX. Origjina e tyre është nga të gjithë trevat: kostume tradicionale të Tiranës, të Zadrimës, të Korçës, të Gjirokastrës, Kukësit, Labërisë, etj. Ky koleksion pasurohet me 32 kostumet arbëreshe të shqiptarëve të Italisë. Pavioni i Etnokulturës shqiptare, u krijua në vitin 2005 dhe përmban rreth 250 objekte.
Pavijoni i Luftës Antifashiste në të cilin paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920), duke vazhduar më pas me ngjarjet në vitet `20 -`30 pas ardhjes në pushtet në Itali të diktaturës fashiste të Benitto Musolinit. Rëndësi i kushtohet Luftës së Spanjës dhe vullnetarëve shqiptarë që morën pjesë. Për herë të parë, në këtë pavion zë vend edhe antifashizmi në Çamëri, organizimi i popullsisë së kësaj krahine në rezistencën antifashiste. Në pavion ka shumë relikte të dëshmorëve apo heronjve të popullit, rënë në luftë kundër nazifashizmit italo-gjerman. Pavioni i Antifashizmit ka rreth 220 objekte dhe është ngritur në vitin 2004.
Pavijoni i Genocidit Komunist është çelur në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1944-1991. Ky pavijon përmban 136 objekte. Në vitrinat e para të tij jepen fakte, foto e dokumenta që paraqesin krijimin e forcave politike si “Balli Kombëtar” dhe “Legaliteti”. Në vazhdim vizitori njihet me denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes nga këto forca nacionaliste. Vend të gjerë më pas zë pasqyrimi me shumë dokumenta e foto i operacioneve të spastrimit të forcave antikomuniste, gjyqi special ndaj kundërshtarëve politikë të kohës së luftës, si dhe likuidimi i opozitës antikomuniste. Në vitrina vizitori njihet gjithashtu me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga rregjimi i kohës.
Drejtorët e MHK-së në vite [ Redakto | Redakto nëpërmjet kodit ]
Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar
Copyright © 2021 Unops All rights reserved. This website is created by Tok Digital Agency, a Web development company in Albania
Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ai është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku vendës, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai synon, gjithashtu të inkurajojë dialogun midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin. Ai organizon dhe mundëson, gjithashtu aktivitetet, që përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2; ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut janë rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Objekte të ekspozuara janë rreth 3100. Pjesa tjetër e objekteve janë në fonde. Aktualisht, Muzeu Historik Kombëtar ka shtatë pavijone: Lashtësia, me 585 objekte; Mesjeta, me 217 objekte; Ikonografia, me 90 objekte (nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 janë objekte liturgjike kishtare); Rilindja Kombëtare, me 230 objekte; Pavarësia, me 142 objekte etj. Për konceptimin dhe përmbajtjen e Muzeut Historik Kombëtar ka punuar një grup pune, i përbërë nga specialistët më të mirë të muzeologjisë, arkeologjisë, historisë, etnografisë, artit pamor dhe restaurimit. Grupi i punës është drejtuar nga personalitete të shquara, si Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Selim Islami, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho e shumë të tjerë. Muzeu Historik Kombëtar është institucion studimor shkencor. Krahas sallave të pavijoneve, muzeu ka edhe mjediset e arkivit e të laboratorëve, salla të ekspozitave të përkohshme dhe salla konferencash.
MOZAIKU “SHQIPËRIA” NË BALLINËN E MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR PËRBALLË KONTESTIMEVE TË KOHËS
Abstrakti
Në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar është një mozaik me përmasa 37 x 11 m. Mozaiku përbëhet nga 13 figurina afërsisht 10 metra të lartë dhe zë një sipërfaqe prej 400 m2. Mozaiku titullohet “Shqipëria”. Ai është realizuar nga Vilson Kilica, Josif Drobroniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi. Pavarësisht kontestimeve, që ka pasur kjo vepër arti gjatë këtyre viteve për vetë përmbajtjen e saj, ajo çfarë është pranuar nga specialistë të artit dhe të historisë është fakti, që ajo shpreh më së miri të shkuarën tonë historike. Mozaiku paraqet një skenë masive me luftëtarë, e cila përbëhet nga 13 personazhe: burra e gra, që nga ilirët me shpata, harqe e parzmore, deri tek partizanët me pushkë në dorë. Në qendër të mozaikut paraqitet një grua me krahët hapur, e cila simbolizon “Nënën Shqipëri”. Në dorën e djathtë gruaja mban një pushkë, që simbolizon thënien: “Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me pushkë në dorë”. Majtas gruas paraqitet një partizan që mban një flamur ndër duar.Në vitet e para të demokracisë,
flamurit në qendër të mozaikut iu hoq ylli me pesë cepa. Në mozaikun “Shqipëria” paraqiten luftëtarë me pushkë në duar. Djathtas paraqitet një burrë me përparëse dhe me xhaketë hedhur në sup, që simbolizon klasën punëtore, roli i të cilës ka qenë vendimtar në ndërtimin e socializmit. Në vijim paraqitet një luftëtar i çetave patriotike dhe anash tij është Naim Frashëri me një role letre në dorë. Personazhet në vijim janë luftëtarë ilirë me shpata, harqe e parzmore ndër duar. Në mozaikun “Shqipëria” në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar paraqiten figura përgjithësuese të njerëzve të kategorive të ndryshme, të cilët kalojnë nga një plan në tjetrin, nga epoka e lashtësisë deri në epokën e socializmit. Në plan të parë paraqitet një grua krahëhapur me veshje karakteristike kombëtare, duke ecur me hap dinamik dhe me pushkë në njerën dorë. Ajo është qendra ideologjike e kompozimit. Një simbolikë e marshimit përpara të Shqipërisë. Vepra arti të ngjashme me mozaikun “Shqipëria” që është në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar ka edhe në Drezden e në Minsk.
Information about keywords mozaiku i muzeut historik kombetar
Below are the search results of topic mozaiku i muzeut historik kombetar on Bing. You can read more if needed.
The article has been edited from various sources on the internet. I hope you found this article useful. Please share this article if you find it useful. Thank you very much!
Keywords people often search for about the topic RRENOHET MOZAIKU I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR
- Klan
- lajme
- sot
- zhvillime
- politike
- kronike
- sociale
- ekonomi
- klulture
- sport
- aktivitet
- Konference
- deklarate
- u pergjigj
- deklaroi
- tha
- shprehu
- Rama
- Basha
- Berisha
- Nishani
- Meta
- PD
- LSI
- Aleat
- Kronike
- Gjykate
- Krimi
- Familje
- Shtepi
- Pallat
- Kenge
- Koncert
- Sheshe
- Flamur
- Proteste
- Kercenim
- Vrasje
- Tragjedi
- Permbytje
- Aksident
- Makine
- Bombe
- Bota
- Shperthim
- Tregti
- Dollare
- Euro
- Zhvleresim
- Polici
- arrestim
- Ndalim
- gjobe
- leke
- television
- spektakel
- show
- paraqiti
- kombetare
RRENOHET #MOZAIKU #I #MUZEUT #HISTORIK #KOMBETAR
Watch some other videos of topic mozaiku i muzeut historik kombetar on youtube
So you have finished reading the RRENOHET MOZAIKU I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR | mozaiku i muzeut historik kombetar topic article, if you find this article useful, please share it. Thank you very much.